Hyseni: Njohja reciproke do të ndodhë
Prishtinë, 9 nëntor - Ish-Ministri i Punëve Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni është i sigurt se me vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë edhe njohja reciproke.
Nuk është e thënë se kjo të jetë rezultat i menjëhershëm i këtij dialogu. Në këtë çast duhet të synohet një normalizim plotë i marrëdhënieve me qëllim të ndërtimit të raporteve shumë paqësore në mes të dy shteteve të pavarura dhe sovrane, jo miqësor domosdoshmërisht sepse ndoshta është herët të flitet për miqësi, thotë Hyseni për Epoka e Re.
Sipas Hysenit, gjithsesi ky dialog mund të prodhojë një raport krejtësisht normal në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura