Hyseni mbështet idenë e Krasniqit për themelimin e partisë
Prishtinë, 8 qershor - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hydajet Hyseni, e mbështetë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në iniciativën për themelimin e subjektit të ri politik.
Ai nuk ka përjashtuar mundësin që ti bashkohet subjektit të mikut dhe bashkëpartiakut të tij.
Individë të tjerë me rol qendrorë në PDK, nuk janë deklaruar rreth idesë së Krasniqit. Ndërkohë PDK-ja si subjekt nuk beson se hapi i Krasniqit mund ta dëmtojë, shkruan Koha Ditore.
Më të parë e më të bërë. Mendoj që e drejta është në anën e tij. Sa u përket modaliteteve, të shohim çka do të sjellë koha si zgjedhje më të mirë, tha Hydajet Hyseni.