Hyseni kritikon politikën e jashtme
Prishtinë, 14 korrik - Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka drejtuar akuza të rënda për bartësit e diplomacisë kosovare.
Ai në një intervistë për Epoka e Re, e ka quajtur totalisht të dështuar diplomacinë e Kosovës e cila sipas tij, nuk është duke funksionuar.
Hyseni ka akuzuar MPJ-në se po manipulon opinionin sa i përket numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës. Përveç të tjerash, Hyseni ka thënë se bartësit e diplomacisë së Kosovës nuk po dinë të lobojnë në qendrat e fuqishme të lobimit.
Hyseni ka thënë se MPJ dhe ministri Enver Hoxhaj janë nxjerr totalisht nga loja, ndërsa ka kërkuar faktorizim të diplomacisë dhe politikës së jashtme.