Hysa emërohet koordinatori për Strategjinë veriut të Kosovës
Prishtinë, 24 shkurt - Në kuadër të veprimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit, sot kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar Ylber Hysa, Koordinator të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.
Ylber Hysaj, në cilësinë e tij si koordinator, do të jetë përgjegjës për koordinimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare, si dhe bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat relevant ndërkombëtar, në zbatim të Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.