Hysa: Beogradi duhet të pranojë realitetin në Kosovë
Prishtinë, 28 shkurt - Koordinatori i Qeverisë për veriun e Kosovës, Ylber Hysa ka thënë se dialogu Prishtinë-Beograd është shans për të gjithë, por që ky i fundit duhet të pranojë realitetin në Kosovë.
Sipas tij, të dy palët duhet ti qasen dialogut si fqinjë të mirë, në frymën e integrimeve euro-atlantike.
Hysa ka thënë për Tanjugun se Beogradi nuk mund të ndikojë në ndryshimin e realitetit në Kosovë dhe se serbëve të këtushëm nuk mund tu ndihmojë duke i monopolizuar, por duke iu ndihmuar në integrim të shoqërisë kosovare.