19 Janar 2025

Hyn në fuqi Marrëveshja për certifikatat ADR

Prishtinë, 25 prill - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR dhe prej sot me 25 prill 2016 prej orës 00:00, të gjithë transportuesit nga Kosova përmes certifikatave të ADR-së të lëshuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, do ta realizojnë këtë veprimtari tregtare me shtetin fqinjë Serbinë, ka thënë ministrja Tahiri.

Ajo ka shtuar më tej se  kjo marrëveshje është e rëndësishme në planin ekonomik dhe tregtar sepse mundëson heqjen e pengesave që Serbia ia ka krijuar kompanive transportuese nga Kosova për gati më shumë se tetë muaj, po ashtu në planin politik ka rëndësi sepse është njohje e dokumenteve shtetërore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. Certifikata ADR për shoferë është dokument shtetëror e cila përmban stemën shtetërore si dhe është konform konventës së OKB-së për ADR. Ministrja Tahiri po ashtu theksoi se me heqjen e kësaj bllokade nga Serbia, do të përfitojnë kompanitë e vendit tonë që transportojnë këtë lloje të mallrave si dhe buxheti i Kosovës do të përfitoj nga taksat e eksport / importit por edhe familjet që kanë të punësuar  në këto kompani vendore.


Vlen të përmendet se ka më shumë se tetë muaj që unë si Kryenegociatore e Dialogut të Brukselit  e kam ngritur në Bruksel çështjen e njohjes së certifikatave ADR, me qëllim që të heqim bllokadën që Serbia ia kishte bërë importeve nga kompanitë kosovare, dhe këto angazhime qeveritare rezultuan me arritjen e marrëveshjes më 19 prill 2016. Megjithëse u desh disa muaj negociata në Bruksel të arrihet kjo marrëveshje, vlerësoj se është një sukses i rëndësishëm dhe në fazën vijuese ne si Ministri e Dialogut së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Doganën e Kosovës do të bëjmë monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshje. Nga Raporti zyrtar i Doganës të cilën e kam marrë para një ore, procesi i zbatimit po shkon mirë, theksoi ministrja Edita Tahiri.

Me hyrjen në fuqi sot të kësaj Marrëveshjes janë hequr edhe masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Ju përkujtojmë, se si kundërpërgjigje për bllokadën e Serbisë për importin nga Kosova, Qeveria e Republikës së Kosovës më 22 mars 2016 pati marrë vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ka ndaluar importin e mallrave të rrezikshme  nga Serbia, të cilat masa u hoqën sot. 

Në vijim e keni tekstin e plotë të Marrëveshjes për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së në gjuhën angleze (në origjinal) dhe në gjuhën shqipe.

 

Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të Certifikatave ADR

Konkluzionet e kryesuesit të BE të datës 19 prill 2016

1. Palët zotohen për lëvizjen e lirë të mallrave, duke përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesa dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare / Evropiane.

 2. Palët pajtohen që reciprokisht ti pranojnë të gjitha standardet ndërkombëtare / Evropiane për transportin / bartjen e mallrave të rrezikshme, përfshirë të gjithë dokumentacionin në përputhje me konventën e ADR-së (certifikatat e shoferëve dhe automjeteve).

 3. Me këtë marrëveshje nuk preken detyrimet ndërkombëtare të secilës palë.

 

4. Kjo marrëveshje hynë në fuqi më 25 prill 2016.

5. Një grup për zbatim do të formohet nga BE që të monitorojë implementimin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)