20 Janar 2025

Hungaria mbështet Kosovën drejt liberalizimit të vizave

Prishtinë, 22 shkurt - Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, u takua sot me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis Kosovës dhe Hungarisë, kryetarja Sahatqija e njohu ambasadorin hungarez me punën e komisioneve parlamentare, me theks të veçantë, atij për Integrime Evropiane.

Sahatqija foli edhe për angazhimet e institucioneve të Kosovës për plotësimin e kritereve që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke e konsideruar në këtë rast, si të domosdoshme liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ambasadori Markusz, ndërkaq, nisur edhe nga përvoja e parlamentit hungarez, përgëzoi komisionin për punën e bërë, duke i konsideruar angazhimet e tij si mjaft sfiduese, të cilat kërkojnë punë dhe ekipe të përgatitura.

Ai gjithashtu, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij dhe parlamentit, për të ofruar përvojën e tyre në këtë drejtim, me theks të veçantë, në zbatimin e MSA-së.Markusz siguroi mbështetjen e plotë të shtetit hungarez në hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian, përkatësisht liberalizimit të vizave.

Në takim i bisedua edhe Projektin e Binjakëzimit, në të cilën Hungaria është partner kryesor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)