Hungaria e gatshme për të ofruar ekspertizë në fushën e Integrimit Evropian
Prishtinë, 18 janar - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze dhe zëvendës shefin e misionit, Béla Bozsik, me të cilët diskutoi mbi mbështetjen e vazhdueshme që shteti Hungarez ofron për Republikën e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.
Ambasadori Hungarez, potencoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ekspertizë shtesë për Qeverinë e Kosovës në fushën e Integrimit Evropian. Ambasadori Bencze, bëri të ditur që shteti Hungarez mbetet një ndër mbështetësit e fuqishëm që ka Kosova në institucionet e Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi Ambasadorin Hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugën drejt integrimit evropian.