27 Dhjetor 2024

Hungaria dhe Danimarka urojnë Sejdiun

Prishtinë, 15 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti i Hungarisë, Laszló Sólyom si dhe nga Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II, tekstet e të cilave po i japim në vijim:

Mesazhi i Presidentit të Hungarisë, Laszló Sólyom

Me rastin e Ditës Kombëtare të Kosovës, më lejoni që në emër të Republikës së Hungarisë, t’ju shprehë urimet e mia më të mira për popullin e Kosovës.

Z. President, pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.

Mesazhi i Lartmadhërisë së Saj, Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni, z. President përshëndetjet e mia të përzemërta dhe urimet më të mira për mirëqenien tuaj personale, për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Republikës së Kosovës.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)