06 Maj 2024

HP: Jahjaga, imazhi i ri i gruas myslimane

New York, 26 mars - Gazeta amerikane Huffington Post e ka përmendur Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, si personalitet që ndryshon pikëpamjet botërore për femrën e besimit mysliman.

Që prej fillimit të karrierës së saj si Presidentja e parë e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është përmendur nga media të shumta botërore, si shembull i avancimit të gruas në nivelet më të mëdha vendimmarrëse të politikës.

Jahjaga përmendet në shkrim si gruaja më e re në postin e presidentes në botë.

“Kryeministrat e Bangladeshit (Sheikh Hasina Ëazed) dhe të Malit (Cisse Mariam Kaïdama Sidibe) janë gra myslimane. Njëjtë si ato, presidentja e tashme e Kosovës, Atifete Jahjaga, është gruaja më e re presidente në botë, si dhe presidentja e parë myslimane e shtetit të saj”, thuhet në shkrim.

Gazeta amerikane shkruan se pavarësisht përshtypjes që ekziston, gratë myslimane kanë shërbyer si lidere revolucionare dhe heroike. Megjithatë, thuhet aty, në vitet e fundit, për shkak të klimës globale socio-ekonomike, togfjalëshi “grua myslimane” mund të krijojë një imazh të gruas së ndrojtur dhe të pafuqishme, të fshehur pas një ferexheje.

Për nder të Muajit të Historisë së Grave, autorja ka paraqitur listën e 10 grave myslimane, që nga shekulli i VII-të e deri në ditët e sotme, të cilat “duhet t’i njohë secili”.

Lista përbëhet nga këta emra: Nusayba bint Ka\'b Al-Ansariyah, Rab\'ia al-Adaëiyya, Fatima al-Fihri, Sultan Raziyya, Nana Asma\'u, Laleh Bakhtiar, Shirin Ebadi, Amina Ëadud, Daisy Khan dhe Anousheh Ansari.

Emri i presidentes Jahjaga nuk përmendet në listë, por si shembull në shkrim që përforcon dhe përmirëson imazhin e gruas myslimane në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)