15 Maj 2025

Hoxhiq: Zgjedhjet është dashur të përsëriten në gjithë Mitrovicën e veriut

Mitrovicë, 10 nëntor - Kandidatja për kryetare të Komunës në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte dashur që t’i përsëriste zgjedhjet në të gjitha vendvotimet në veri të Mitrovicës dhe jo vetëm në tri prej tyre.

“Përderisa u dashtë t’i përsërisim zgjedhjet në veri të Mitrovicës, atëherë ishte dashur që përsëritja të bëhej në të gjitha vendvotimet, pasi vendvotimet tjera ku nuk pati dhunë, u mbyllën para kohe dhe kështu një numër i madh i njerëzve s’patëm mundësi të realizojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, ka thënë Hoxhiq për “Zërin e Amerikës”.

Ajo ka thënë se nuk pret që gjatë 17 nëntorit, në tri qendrat ku janë përsëritur votimet, të mos ketë tensione, për që institucionet që janë përgjegjëse për sigurinë do të duhet që ta kryenin punë e tyre.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 3 nëntor. Rrethi i dytë i garës për kryetar të komunave, në 24 katër prej tyre, është caktuar të mbahet më 1 dhjetor, ndërsa në tri vendvotimet ku janë përsëritur zgjedhjet, ato do të mbahen më 17 nëntor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)