Hoxhiq kërkon më shumë siguri në veri
Prishtinë, 17 shtator - Drejtoresha e Zyrës Administrative Adriana Hoxhiq, ka dënuar aksidentin e fundit në veri, djegien e një veture të një punëtori të kësaj zyre.
Në veri të Mitrovicës nuk ka rend dhe ligj prandaj apeloj te qeveria e Kosovës dhe te mekanizmat e sigurisë, EULEX-i o Policia e Kosovës, të dalin me një plan nëpërmjet të cilit qyteti do të jetë në vëzhgim tërë kohën dhe të krijohet një ambient i qetë për të jetuar dhe vepruar në këtë pjesë të vendit ka thënë Hoxhiq për Epokën e re