Hoxhiq: Është koha të shohim zbatimin e marrëveshjeve
Mitrovicë, 7 korrik - Shefja e Zyrës administrative në Mitrovicë, në pjesën e veriut, Adriana Hoxhiq ka thënë se gjendja në veri është stabile, por, sipas saj, qytetarët kanë mbetur peng i politikave të larta.
Ajo tha për Epokën e re se ka ardhur koha që në praktikë të shihen rezultatet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Hoxhiq ka vlerësuar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i nevojshëm, por nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.
Sipas saj, ky asociacion nuk do të duhej të përzihej në punët e vetëqeverisjes lokale.
Hoxhiq ka theksuar se për këtë çështje Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një kompromis.