Hoxhic synon postin e kryetares së Mitrovicës Veriore
Mitrovicë, 24 gusht - Adriana Hoxhic e cila tanim mban postin e kryetares së Zyrës Administrative për Mitrovicën veriore synon që edhe pas zgjedhjeve të 3 nëntorit të qëndrojë në veri, por si kryetare e Komunës.
Në intervistë për Tribunën, ajo ka konfirmuar se në zgjedhjet e 3 nëntorit do të garojë për postin më të lartë, atë të kryetares së komunës së re të Mitrovicës veriore që pritet të themelohet pas procesit elektoral.