Hoxhaj: Zgjedhjet në veri, historike
Berlin, 17 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës është dëshmi e forcimit të sovranitetit të Kosovës. Sipas Hoxhajt, serbët e veriut për herë të parë kanë mundësinë që të integrohen në institucionet e Kosovës.
Zgjedhjet në tërë territorin e Kosovës janë një përparim shumë i madh. Mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës është dëshmi e forcimit të sovranitetit të Kosovës. Ato janë historike, sepse serbët e veriut për herë të parë kanë mundësinë që të integrohen në institucionet kosovare, ka thënë Hoxhaj në një intervistë të publikuar nga Berliner Morgenpost.