Hoxhaj: Zgjedhja e Thaçit President, fuqizon shtetin
Prishtinë, 18 janar - Nënkryetari i PDKsë Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Hashim Thaçi në muajin shkurt do të bëhet president i vendit.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës ka 89 deputetë dhe i ka votat e mjaftueshme për ta bërë kuorumin dhe për ta zgjedhur Thaçin president.
Hoxhaj ka vlerësuar se Thaçi do ta fuqizojë pozitën e presidentit, duke fuqizuar kështu edhe shtetin.
Në intervistë për Epokën e Re, Hoxhaj ka thënë se nuk ka pasur biseda brenda PDKsë, por as me LDKnë për pasardhës të Thaçit në MPJ.
Ai ka treguar se deri më tani strukturat në strukturat e partisë nuk është biseduar as për trashëgimtarin e Thaçit në PDK.
Sipas tij, aktualisht është me rëndësi të tejkalohet situata në të cilën ndodhet Kosova dhe Thaçi të bëhet president.