Hoxhaj: Vota ime në parti do të jetë për Thaçin
Prishtinë, 30 dhjetor - Ministër i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj mendon kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaçi është edhe lideri më i mirë për këtë parti.
Pa marrë parasysh, nëse do të ketë rivalë në zgjedhjet e ardhshëm të partisë, Hoxhaj thotë se vota e tij është e rezervuar për Hashim Thaçin.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, e ka mbështetjen time të plotë. Është lider jo vetëm i Kosovës, por më gjerë. Thaçin dhe PDK-në i respektojnë edhe miqtë, por edhe kundërshtarët e shtetit të Kosovës në çdo kontinente.
Kuvendi i PDK-së sipas tij, duhet të jetë kuvend i cili e forcon unitetin, i cili e modernizon partinë, i cili ofron vizion për të ardhmen.
\"Lidershpi i PDK-së duhet ta ketë të qartë se kjo parti ka një përgjegjësi të veqantë për ta quarë Kosovën përpara, dhe lindershipi i PDK-së duhet ta ketë të qartë se këtë punë mund ta bëjë vetëm nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, ka deklaruar ministri Hoxhaj.