17 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen sllovene për proceset integruese

Prishtinë, 20 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim Drejtorin Gjeneral për Politika Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tadej Rupel.

Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Slloveninë, në të gjitha aspektet, përfshirë edhe fuqizimin e shkëmbimeve në fushën e diplomacisë.

Hoxhaj e njoftoi Drejtorin Rupel për progresin në Kosovë, me theks të veçantë për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, Hoxhaj vlerësoi rëndësinë e përkrahjes konkrete të Sllovenisë për Kosovën në proceset integruese.

Në anën tjetër, Drejtori Gjeneral për Politika Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tadej Rupel, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Sllovenisë për të vazhduar përkrahjen për Kosovën, në proceset euro-integruese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)