18 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Turqisë për Kosovën

Prishtinë, 19 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.

Ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadoren turke për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka falënderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që po jep për Kosovën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve me Turqinë, në shumë fusha.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan, vlerësoi progresin në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Turqisë për Kosovën.

Ozan po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë turke për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)