18 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën

Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin Braathu për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme të Norvegjisë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Braathu po ashtu vlerësuan lartë marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për avancimin e mëtutjeshëm të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve.

Ministri Enver Hoxhaj, gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën, në të gjitha fazat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)