16 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e NATO-s për Kosovën

Prishtinë, 29 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Gjatë takimit me delegacionin e përbërë nga Marit Nybakk, kryetare, Beatriz Rodriguez-Salmones, nënkryetare dhe Daniel Bacquelaine, raportues, ministri Hoxhaj i ka njoftuar për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke përshirë edhe fuqizimin e sektorit të sigurisë.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen që NATO dhe të gjitha shtetet anëtare të saj po japin për Kosovën, në garantimin e një ambienti të sigurt në Republikën e Kosovës.

Hoxhaj informoi anëtarët e delegacionit se Kosova mbetet vendi me përkrahjen më të madhe publike në raport me integrimin në NATO, me mbi 90% të popullsisë që përkrahin një proces të tillë.

Në këtë kontekst, ai theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n.

Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-së kanë vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tyre për avancimin e proceseve në Kosovë.

Ministri Hoxhaj dhe anëtarët e delegacionit të NATO-së biseduan edhe për avancimin e proceseve integruese euroatlantike të Kosovës, si dhe për proceset e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, me ç’rast, Hoxhaj e vlerësoi vendimtare për Kosovën, përkrahjen e NATO-së në këto procese.

Ministri Hoxhaj gjatë takimit u përgjigj në shumë pyetje që kishin të bëjnë me transformimin e FSK-së, të ardhmen e marrëdhënieve me NATO-n si dhe bashkëpunimin me KFOR-in dhe EULEX-in.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)