18 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Katarit

Prishtinë, 11 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Katarit, Khalid Bin Mohammad Al Attiyah.

Ministri Hoxhaj dhe ministri Khalid Bin Mohammad Al Attiyah kanë biseduar për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Katarit.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë përkrahjen që ky shtet ka dhënë për Kosovën, pas njohjes së pavarësisë.
 
Hoxhaj gjatë bisedës e ka njoftuar homologun nga Katari edhe për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare, përmes njohjes universale të saj.

Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit, Khalid Bin Mohammad Al Attiya, ka vlerësuar lartë progresin në Kosovë.
 
Ai po ashtu i ka rikonfirmuar ministrit Hoxhaj mbështetjen e Katarit për fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)