17 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Japonisë për Kosovën

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident në Republikën e Kosovës, Shigeo Iwatani.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka njoftuar ambasadorin Iwatani për progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe hapat konkret drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministri Hoxhaj shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Japonisë për Kosovën, gjatë pesë vjetëve të fundit.

Hoxhaj po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovë për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale shumë të mira ndërmjet dy shteteve.

Në këtë kontekst, ministri i Jashtëm i Kosovës theksoi mundësitë e thellimit të shkëmbimeve në shumë fusha, duke filluar nga bashkëpunimi ekonomik, tregtar, kulturor e arsimor.

Ambasadori i Japonisë në Austri, jorezident në Republikën e Kosovës, Shigeo Iwatani, ka vlerësuar lartë progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Japonisë për Kosovën.

Iwatani ka theksuar vullnetin e Qeverisë Japoneze për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)