16 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Japonisë për Kosovën

Prishtinë, 13 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të hënën përfaqësuesin e përhershëm të Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA) për Ballkanin, Toshiya Abe.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar z. Abe për përkrahjen e vazhdueshme të popullit dhe shtetit japonez për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Hoxhaj vlerësoi lartë kontributin e Japonisë për Kosovën në ndërtimin e shtetit, shoqërisë dhe të zhvillimit ekonomik.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin e gjithanshëm me Japoninë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka falënderuar në mënyrë të veçantë Agjencinë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim për projektet dhe ndihmën që po i ofron Kosovës në këtë fazë të zhvillimeve.

Ndërsa, përfaqësuesi i përhershëm i Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim për Ballkanin, Toshiya Abe, ka prezantuar angazhimet e JICA-së në Kosovë, duke premtuar vazhdimin e asistencës së kësaj Agjencie për proceset zhvillimore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)