Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Austrisë për Kosovën
Prishtinë, 21 janar - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.
Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Brieger për progresin që po arrihet në Kosovë si dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane, duke theksuar fokusimin e diplomacisë kosovare në agjendën multilaterale, gjatë këtij viti.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë për perspektivën evropiane të Kosovës, vazhdimin e reformave si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Brieger po ashtu vlerësuan lartë marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e shtetit austriak për Kosovën