17 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Austrisë për Kosovën

Prishtinë, 5 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës sëKosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin eAustrisë në Kosovë, Johann Brieger.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin Brieger për progresin e përgjithshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë për Kosovën.
 
Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, vlerësoi progresin në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshëm të Austrisë për Kosovën, me theks të posaçëm në proceset integruese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)