18 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson përkrahjen britanike për Kosovën

Prishtinë, 5 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësin e ri të Deskut për Kosovën në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Dashiell Caldwell, i cili shoqërohej nga ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff.
 
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka theksuar progresin e gjithanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, fuqizimin e shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.
 
Hoxhaj shprehu mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar po jep për Kosovën.
 
Udhëheqësi i Deskut për Kosovën në Zyrën e Jashtme Britanike, Dashiell Caldwell, ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetje të mëtejshme për Kosovën.
 
Gjatë takimit, është diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve për vitin 2014 dhe fuqizimin e investimeve britanike në Kosovë.
 
Ministri Hoxhaj në këtë kontekst, kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
 
Hoxhaj po ashtu ka marrë konfirmim për mbështetjen britanike në procesin e njohjeve ndërkombëtare, si dhe pranoi urime për organizimin e zgjedhjeve të suksesshme dhe të lira në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)