18 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson kontributin e vendeve gjermanishtfolëse

Prishtinë, 17 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në konferencën “Perspektivat dhe lidhjet mes gjuhës dhe realitetit”, organizuar nga Lidhja e Gjermanistëve të Evropës Juglindore dhe Universiteti i Prishtinës.

Gjatë kësaj konference, ministri Hoxhaj ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve, ku ka folur për lidhjet e fuqishme të Kosovës me vendet ku flitet gjuha gjermane.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi rëndësinë që ka për Kosovën partneriteti strategjik me Gjermaninë si dhe marrëdhëniet e gjithanshme me Austrinë dhe Zvicrën.

Ndër të tjera, ai tha se këto vende kanë qenë në vazhdimësi ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë, duke ndihmuar rimëkëmbjen dhe progresin e shtetit të Kosovës.

Hoxhaj gjithashtu vlerësoi edhe marrëdhëniet dhe shkëmbimet ndërmjet Kosovës me këto vende si qendra të fuqishme të zhvillimit të shkencës dhe arsimit në Evropë dhe më gjerë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës përmendi edhe marrëveshjet kulturore që janë nënshkruar me Gjermaninë si dhe ato që priten në nënshkruhen edhe me Austrinë e Zvicrën.

Pikë e fuqishme e lidhjes ndërmjet popullit të Kosovës dhe popujve të këtyre shteteve, veçanërisht në aspektin kulturor, sipas ministrit Hoxhaj, është edhe diaspora e madhe kosovare që jeton dhe vepron në këto tre vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)