18 Janar 2025

Hoxhaj vlerëson kontributin e UNDP-së për Kosovën

Prishtinë, 18 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim koordinatorin e ri të programeve për zhvillim të OKB-së, njëherësh shef i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj vlerësoi lart kontributin që UNDP-ja ka dhënë në forcimin e funksionimit dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, si dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të demokracisë në Kosovë.

Hoxhaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me UNDP-në, duke shprehur besimin se programet e saj do të ndikojnë në avancimin e progresit në Kosovë.

Koordinatori i programeve për zhvillim të OKB-së, njëherësh shef i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të UNDP-së për Kosovën.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që viti 2014 të jetë në shërbim të forcimit të kapaciteteve të MPJ-së në adresimin e adoptimit të instrumenteve ndërlidhëse që kanë të bëjnë me sistemin e OKB-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)