Hoxhaj vizitë zyrtare në Greqi
Prishtinë, 8 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Greqi, me ftesë të presidencës greke të BE-së, ku do të marr pjesë në Konferencën Ministrore ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Ministri Hoxhaj do të marrë pjesë në aktivitete të shumta në kuadër të kësaj konference, e cila organizohet me rastin e 10 vjetorit të Samitit të Selanikut, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të shteteve të BE-së si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.