Hoxhaj vazhdon të punësoj shokët e tij
Prishtinë, 13 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj pasi i ka bërë diplomatë dy bashkëpunëtorët e tij, Heroina Telakun dhe Lulzim Pllanën, ka vendosur që të rehatojë edhe këshilltarin tjetër, Gëzim Visokën.
Ministri Hoxhaj po planifikon, gjithashtu që të dërgojë në stafin diplomatik të Kosovës dhe njërin nga këshilltarët e tij. Ndërsa së shpejti do të dërgojë si ambasador në Bruksel këshilltarin e tij politik Gëzim Visoka, shkruan Zëri.
Brenda MPJ-së kanë treguar se kryediplomati kosovar tashmë ia ka vënë syrin Ambasadës së Kosovës në Belgjikë, dhe se kanë vendosur që për ta rehatuar këshilltarin e tij ta sakrifikojë ambasadorin aktual, Ilir Dugolli.
/Zëri/