08 Maj 2024

Hoxhaj vazhdon me shkelje

Prishtinë, 22 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka emëruar tre persona në tri pozita të larta në shërbimin diplomatik të Kosovës, në kundërshtim me procedurat ligjore në fuqi.

Zyrtarët e punësuar rishtazi nuk kanë qenë asnjë ditë punëtorë të Ministrisë së Punës së Jashtme (MPJ) dhe nuk kanë përvojë punë në diplomaci.

Madje, emërimet janë bërë në kohën kur më shumë se një vit qindra kandidatë që kanë konkurruar në konkursin e fundit për staf konsullorë e diplomatik nuk janë duke marrë përgjigje nëse janë pranuar ose jo në punë.

Burime të gazetës “Zëri”, të afërta me MPJ-në, kanë bërë të ditur se të tre personat e pranuar në punë janë persona të afërt me ministrin Hoxhaj dhe partinë e tij, PDK.

“Nuk ka pasur konkurs fare, vetëm kur kemi dëgjuar se janë emëruar. Punës pritet t’ia nisin këto ditë. Është interesant, se këto emërime përveç se janë bërë pa e përfillur ligjin, pa shpallur konkurs e pa procedura, ato gjithashtu janë bërë në kohën kur qindra qytetarë presin në ankth për më shumë se një vit nëse do ta pranohen ose jo në punë, pasi që kanë konkurruar në konkursin që MPJ-ja kishte hapur për staf konsullor e diplomatik”, ka thënë ky burim.

Për ish-kandidaten për deputete të Partisë Demokratike të Kosovës, Valbona Rrecaj, e cila nuk ka arritur të bëhet ligjvënëse, Hoxhaj ka gjetur një vend punë në Ambasadën e Kosovës në Vjenë, ku ajo është emëruar në gradën ministre-këshilltare.

Ndërsa, për ish këshilltarin e tij gjatë kohës sa ishte ministër i Arsimit, Adnan Dragaj, një vend pune është rezervuar në Ambasadën kosovare në Shkup, në të cilën Dragaj është emëruar këshilltar. Në këtë ambasadë një vend punë i është siguruar edhe Flor Gashit.

Artan Behrami nga MPJ-ja e mohon se emërimet janë bërë sipas “qejfit” të ministrit. Ai thotë se personat se personat në fjalë janë pranuar në punë meqenëse ata kanë konkurruar në konkursin që MPJ-ja ka hapur për staf konsullorë e diplomatikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)