17 Maj 2025

Hoxhaj uron Reynders në Ditën Kombëtare të Belgjikës

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka uruar zëvendëskryeministrin, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Reynders, dhe popullin e Mbretërisë së Belgjikës, me rastin e festimit të 21 korrikut, Ditës Kombëtare të Belgjikës.

Në letër, ministri Hoxhaj, shkruan se kjo ditë e veçantë shënon fillimin e rrugëtimit drejt një shteti të lirë dhe prosperues.

“Vlerat e lirisë dhe prosperitetit për të gjithë njerëzit, kanë gdhendur miqësinë tonë. Belgjika ka mbështetur lirinë për popullin e Kosovës. Ne e çmojmë miqësinë e afërt ndërmjet dy popujve tanë”, shkruan Hoxhaj, në telegram.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka përshkruar edhe hapat e fuqishëm që ka ndërmarrë Kosova së fundi, të cilat, siç shprehet Hoxhaj, “dëshmojnë për vendosmërinë tonë drejt Bashkimit Evropian”.

Ai po ashtu ka theksuar se progresi në Kosovë është vlerësuar edhe në arenën ndërkombëtare, duke bërë që Kosova të njihet nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe regjionale.

“Ky sukses është arritur padyshim falë vullnetit të fuqishëm të popullit të Kosovës për të qenë anëtar i barabartë dhe i përgjegjshëm i komunitetit të shteteve. Kosova nuk do të kishte arritur kaq shumë pa mbështetjen e Belgjikës dhe shteteve të tjera mike, për të cilën, ju jemi mirënjohës”, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj, dërguar homologut Reynders.

Krejt në fund, ministri Hoxhaj, në këtë rast festiv, i uron popullit të Belgjikës festime të lumtura me paqe dhe prosperitet në vitet në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)