21 Janar 2025

Hoxhaj uron ministrin e Jashtëm hungarez për detyrën e re

Prishtinë, 2 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun hungarez, Tibor Navracsics, duke e uruar për emërimin e tij në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falënderuar shtetin hungarez për mbështetjen e dhënë për Kosovën në nivel bilateral, si dhe në procesin e anëtarësimit të shtetit kosovar në organizata ndërkombëtare, së fundmi edhe në anëtarësimin e Kosovës në Komisionin e Venedikut.

Hoxhaj e ka vlerësuar lartë përkrahjen e Hungarisë për agjendën integruese evropiane të Kosovës, si dhe ka theksuar se Hungaria mbetet partner rajonal i Kosovës, duke çmuar edhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it.

Ministri Hoxhaj dhe ministri Navracsics, janë pajtuar që të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin dhe konsultimet politike për çështje të interesit të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)