Hoxhaj uron homologun gjerman Steinmeier
Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka uruar z. Frank-Walter Steinmeier, me rastin e emërimit në postin e ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Duke i uruar ministrit Steinmeier sukses në detyrën e shefit të diplomacisë gjermane, ministri Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin dhe fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Në telegram, ministri Hoxhaj po ashtu ka theksuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për forcimin e mëtutjeshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që Gjermania ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën.