19 Janar 2025

Hoxhaj uron homologët e Malit të Zi dhe Maqedonisë për Krishtlindjen

Prishtinë, 7 janar  - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukšić, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, me ç’rast ua ka uruar Festën e Krishtlindjes Ortodokse.

Gjatë bisedës me homologët e dy shteteve fqinje, ministri Hoxhaj ka përcjell urimet më të përzemërta të popullit dhe Qeverisë së Kosovës për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar vlerat dhe mesazhet e fuqishme që përçon Festa e Krishtlindjes, duke veçuar mesazhet e paqes, tolerancës, dashurisë ndërmjet popujve dhe njerëzimin në tërësi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, gjatë bisedës me homologët Lukšić dhe Poposki po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me Malin e Zi dhe Maqedoninë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)