19 Janar 2025

Hoxhaj uron delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën

Prishtinë, 24 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Juliusz Janusz, duke i uruar Festën e Krishtlindjes.

Gjatë bisedës, ministri Hoxhaj ka përcjell urimet më të përzemërta të popullit dhe Qeverisë së Kosovës për të gjithë besimtarët katolikë, në këtë ditë të shenjtë.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar vlerat dhe mesazhet e fuqishme që përçon Festa e Krishtlindjes, duke veçuar mesazhet e paqes, tolerancës, dashurisë ndërmjet popujve dhe njerëzimin në tërësi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, gjatë bisedës po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm me Selinë e Shenjtë, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen që Vatikani ka dhënë për popullin e Kosovës deri më tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)