19 Janar 2025

Hoxhaj urohet për postin nga homologu turk Mevlüt Çavuşoğlu

Prishtinë, 14 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është uruar për postin nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Në telegramin e urimit të homologut turk vlerësohet latë angazhimi dhe përkushtimi i ministrit Hoxhaj në marrjen e përgjegjësive të reja drejt fuqizimit të pozitës së merituar të Kosovës në mesin e familjes të vendeve të botës.

Tutje ministri Çavuşoğlu vlerëson se politika e jashtme e udhëhequr nga ministri Hoxhaj do të kontribuojë edhe në përpjekjet rajonale të normalizimit, por edhe për avancimin e procesit të dialogut Prishtinë – Beograd, me synim të arritjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të jetë në dobi të të gjithë popullit në Kosovë dhe stabilitetit të përhershëm të të gjithë rajonit.

Ministri turk gjithashtu ka shtuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saja drejt një të ardhme të ndritshme si një anëtare e shquar e familjes evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)