22 Janar 2025

Hoxhaj takon Zhbogarin, vlerësohet pozicioni i Kosovës karshi aleatëve

Prishtinë, 24 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar përfaqësuesin special të BE-së për progresin që po arrin Kosova në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka folur për proceset integruese evropiane të Kosovës, duke u ndalur te nevoja e përmbylljes sa më të shpejtë, gjatë këtij viti, i nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe z. Zhbogar kanë biseduar edhe për vendimet e fundit të Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet ndërkombëtare, ku ministri Hoxhaj shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar për të gjitha temat që kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen botërore.

“Angazhimet e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe aleancës së përbashkët botërore ndaj ISIS-it janë dëshmi e qasjes proaktive dhe dinamike në politikën e jashtme kosovare”, ka thënë Hoxhaj.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, përfaqësues special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtutjeshme të BE-së për Kosovën.

Ministri Hoxhaj e falënderoi z. Zhbogar për kontributin e tij dhe të institucionit që përfaqëson për Kosovën në të gjitha fushat, duke kërkuar vazhdimin e mëtutjeshëm të përkrahjes për shtetin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)