07 Maj 2025

Hoxhaj takoi Zëvendësambasadoren e re të SHBA-së në Kosovë

Prishtinë, 9 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka takuar Zëvendësambasadoren e re të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland.

Hoxhaj i uroi Zëvendësambasadores Hyland mirëseardhje në misionin e ri në Kosovë, duke e njoftuar për progresin, forcimin e shtetit të Kosovës, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë Kosovës.

Ministri ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhënë në të gjitha fushat, si dhe

ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me SHBA-të si një nga partnerët më të rëndësishëm të  Republikës së Kosovës në Botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)