02 Shkurt 2025

Hoxhaj takoi komandantin e KFOR-it, Figliuolo

Prishtinë,  10 nëntor - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të hënën një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjet e përbashkëta për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Ministri Hoxhaj informoi komandantin e KFOR-it për suksesin që Kosova ka arritur në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, së fundi me anëtarësimin në organizatën për bashkëpunim të sigurisë me seli në Zagreb, RACVIAC.

Ministri Hoxhaj ritheksoi se procesi i integrimit në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës dhe do se të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ky rrugëtim, që gëzon përkrahje madhore nga qytetarët e vendit, të pasurohet edhe më tutje.

Ministri Hoxhaj dhe komandanti Figliuolo u dakorduan që ky bashkëpunim reciprok të vazhdohet bazuar në një agjendë më dinamike në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)