18 Janar 2025

Hoxhaj takoi homologët nga Kongo, Armenia e Gjeorgjia

Nju Jork, 28 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është takuar me ministrat e Jashtëm të Republikës Demokratike të Kongos, Armenisë dhe Gjeorgjisë.

Gjatë takimit me homologun nga Kongo, Raymond Tshibanda, Hoxhaj e ka informuar për progresin e madh është arritur në Kosovë, duke kërkuar njohjen e Kosovës nga ky shtet dhe vendosjen e marrëdhënieve e diplomatike.

Ministri Tshibanda theksoi se është i informuar për Kosovën dhe zhvillimet rreth saj, duke bërë të ditur se do t’i propozojë presidentit të Republikës Demokratike të Kongos, që të marr vendim afirmativ për Kosovën.

“Vetë takimi i ynë në Nju Jork është mesazh pozitiv dhe nuk kemi asgjë kundër”, theksoi Tshibanda.

Ai po ashtu ka ftuar ministrin Hoxhaj që të vizitoj Kinshasan.

Ministri Enver Hoxhaj është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Edward Nalbandian, të cilin e ka informuar për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit, dy ministrat kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu zhvilloi një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Maia Panjikidze.

Gjatë takimit, Hoxhaj dhe Panjikidze kanë shkëmbyer pikëpamjet për zhvillime të ndryshme në interes të të dyja palëve, duke përfshirë edhe format e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjeorgjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)