Hoxhaj takohet me Javier Solanën
Uashington, 22 tetor - Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është takuar në Uashington me ish-Sekretarin e NATO-s dhe ish-përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Javier Solana.
I kam vazhduar edhe sot takimet me personalitete dhe miq që kanë bërë shumë për Kosovën në kohë të ndryshme. Në Uashington e takova ish-sekretarin e NATO-s dhe ish-përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Javier Solana, të cilin e falënderova për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës në kohët më të vështira të saj, gjatë periudhës së luftës dhe intervenimit ushtarak të NATO-s, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, roli i tij dhe i aleancës veriatlantike për ndërtimin e Kosovës së pasluftës ka qenë kyç dhe vendimtar. Solana edhe më tutje mbetet mik dhe mbështetës i Kosovës, ka thënë Hoxhaj.