18 Janar 2025

Hoxhaj: Synojmë rikthimin e plotë në Evropë

Prishtinë, 30 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Cliff për progresin në Kosovë, për forcimin e shtetësisë, të subjektivitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht për progresin konkret në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Hoxhaj theksoi se Qeveria e Kosovës përmes përmbushjes së shpejtë të të gjitha kritereve të nevojshme, synon avancimin e shpejtë në proceset integruese dhe rikthimin e plotë në familjen e madhe evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme të Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha proceset, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme të Britanisë në proceset integruese të Kosovës.

Ministri Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shkëmbimeve.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, uroi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

Ambasadori Cliff po ashtu theksoi vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e shumanshëm të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)