19 Janar 2025

Hoxhaj: S’na duhet islami i importuar

Prishtinë, 3 janar - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një intervistë dhënë gazetës "Zëri" ka deklaruar se "Nuk na duhen rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën tonë publike, ta bartin në diskursin tonë publik, ta bartin si një mënyrë tjetër jetese, më një diskurs tjetër mund të paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës”.

Ai kërkon nga Ministria e Brendshme, dhe ministri të tjera, apo edhe agjenci të ndryshme që të jenë më të vëmendshëm ngaj këtyre rrymave.

“Këtë që po e them para jush e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës janë evropianë.

“Dhe agjenda jonë evropiane është rikthim në Evropë. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin”, ka thënë ministri gjatë intervistës, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, emigracionin ilegal dhe raportin e Dick Martit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)