18 Janar 2025

Hoxhaj: Shqipëria dhe Kosova në rrugë të sigurt drejt BE-së

Prishtinë, 27 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, duke i uruar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Ministri Hoxhaj shprehu urimet më të përzemërta për qytetarët e Shqipërisë dhe shqiptarët anekënd botës, për këtë festë gjithëkombëtare, duke theksuar se viti 2014 do të jetë vit evropian për të dy shtetet.

“Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të pavarura synojnë rikthimin në Evropë, rikthimin në identitetin tonë evropian. Kjo është faza e fundit e shtetndërtimit modern të një Kosove dhe Shqipërie evropiane”, tha Hoxhaj, gjatë bisedës me Bushatin.

Duke përcjellë përgëzimet më të sinqerta në këtë ditë të shënuar, Hoxhaj po ashtu ka vlerësuar progresin e madh që shteti dhe shoqëria shqiptare po bën në të gjitha fushat, përkushtimin e treguar në fuqizimin e gjithanshëm të prosperitetit si dhe rolin e shtetit shqiptar në forcimin e bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ministri Hoxhaj ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)