18 Janar 2025

Hoxhaj shpreh ngushëllimet për viktimat në Francë

Prishtinë, 15 korrik  - Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime, solidarizimin dhe përkrahjen për qeverinë franceze, popullin e saj dhe familjet  e viktimave.


“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet që janë kundër njerëzimit, lirisë dhe vlerave të demokracisë. Shpreh solidarizimin tim me familjet e viktimave. Republika e Kosovës ashtu si edhe më parë, do të qëndroj përkrah Francës në këto ditët të vështira sikurse kjo”, ka ngushëlluar Hoxhaj.

Që nga momenti i sulmit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze të sigurisë për t’u informuar në detaje nëse nga ky shpërthim ka të prekur shtetas kosovarë. Për këtë qëllim Ambasada në Paris, ka vënë në dispozicion një numër emergjent për shtetasit kosovarë për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje.


Deri më tani nuk ka informacione për kosovarë të prekur, por ende po vazhdon procesi i analizimit të sulmit dhe verifikimit  të identitetit të viktimave.

Zyra për Komunikim e MPJ-së do t’ju mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet.


Numri i telefonit është:  (+33 6 03 33 03 18)

Me këtë rast MPJ gjithashtu ju bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i informojnë familjet e tyre për gjendjen e tyre aktuale ndërsa shërbimi  diplomatik dhe konsullor i Republikës së Kosovës në Paris, do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)