19 Janar 2025

Hoxhaj: SHBA-të partner i përjetshëm i Kosovës

Uashington, 8 shkurt  – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me zëvendës asistentin e sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.

Ministri Hoxhaj e njoftoi z. Yee për zhvillimet në Kosovë, progresin e gjithanshëm që po arrihet në konsolidimin e brendshëm të shtetësisë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë bisedës, Hoxhaj dhe Yee u fokusuan në intensifikimin e bashkëpunimit bilateral, bashkëpunimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përparimin në agjendën euroatlantike si dhe të arriturat në dialogun me Serbinë.

Zëvendës asistenti i sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për shtetin e Kosovës dhe proceset euroatlantike.

Gjatë takimit, ministri Enver Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partner i përjetshëm strategjik i Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)