18 Janar 2025

Hoxhaj: SHBA-të, partner i përjetshëm i Kosovës

Prishtinë, 1 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadoren Jacobson për progresin që po arrihet në Kosovë, për forcimin e shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar dhe avancimin e vazhdueshëm të proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ministri Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë për përmbushjen e plotë të agjendës integruese evropiane.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha proceset.

Ministri Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shkëmbimeve me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
 
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, e uroi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-së për proceset në Kosovë.

Ambasadorja Jacobson po ashtu shprehu vullnetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)