Hoxhaj: Serbia duhet të tërhiqet nga Kosova
Prishtinë, 16 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia duhet të tërhiqet nga Kosova dhe se nuk guxon që në të ardhmen të përzihet më në Kosovë.
Beogradi duhet të pranojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Zgjidhja mund të jetë vetëm kjo: Serbia duhet të tërhiqet nga Kosova dhe nuk guxon të përzihet më, ka thënë Hoxhaj për gazetën gjermane \"Die Welt\", transmeton B92.
Hoxhaj, pos tjerash, ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë, të cilat i ka cilësuar si një përparim i madh, duke iu referuar faktit se serbët e veriut për herë të parë kanë mundësi të integrohen në institucionet kosovare.